VIDEO | Magjitë e Leonard nuk mjaftojnë, triumfojnë Warriors

Golden State Warriors i është kundërpërgjigjur Toronto Raptors, duke e fituar ndeshjen e dytë të serisë së finaleve në NBA. Kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 104-109 dhe gjithçka e vendosën në periodën e tretë. Dy periodat e para kishin qenë thuaje të barabarta, por kanadezët kishin shënuar pesë pikë më shumë.

Në periodën e tretë Warriors realizuan 13 pikë më shumë. Raptors u përpoqën të barazojnë por pa sukses. Në fund miqtë iu gëzuan fitores dhe pas dy ndeshjeve të para gjithçka është në ekuilibër të plotë. Sa duket titulli kampion në NBA me shumë mundësi do të zgjidhet pas shtatë përballjesh.

Ylli i mbrëmjes ishte Kaly Thompson, autor i 25 pikë, 5 asisteve dhe 5 topave të rikuperuar në tabelë. Së bashku me Stephen Curry (23 pikë, 4 asiste, 3 rebound) dhe Draymond Green (17 pikë,  9 asiste, 10 rebound) çuan dëm paraqitjen super të Kawhi Leonard. Basketbollisti i Raptors ishte shënuesi më i mirë, me 34 pikë. Veç pikëve të shumta, ai asistoi 3 herë dhe rikuperoi  14 topa në tabelë.

NBA FINALJA – GAME 2
Toronto Raptors-Golden State Warriors 104-109
(27-26; 32-28; 21-34; 24-21)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *