VIDEO | “Magji e zezë” për Partizanin, Liçaj zbulon edhe shënuesin

Flamurtari mundi Skënderbeun në shtëpi dhe tani përgatitet për ndeshjen e së shtunës me Partizanin në kryeqytet. Edhe pse në Vlorë problemet financiare kanë qenë prezente, mes futbollistëve harmonia është e madhe. Ata madje gjejnë kohë edhe të bëjnë shaka e të ngacmojnë rivalët.

Së fundmi ka qenë mesfushori Idriz Batha, i cili ka postuar një video dhe shkruan: “Magjistari, Lejdi Liçaj, filloi punën”. Vlonjati, i cili njihet për batutat e tij, shfaqet duke bërë si magjistar dhe “parashikon” sfidën me të kuqtë: “0-1, kundërsulm dhe… Ribaj”.

Të qeshura dhe brohoritje në dhomat e zhveshjes. Sikurse kuptohet, optimizmi ëshët i madh para ndeshjes që Flamurtarin zhvillon me Partizanin të shtunën prej orës 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *