VIDEO | Lumturia e legjendës së Çelsit, ja si e feston kalimin në finale

Çelsi vuajti shumë për t’u kualifikuar për nbë finalen e Ligës së Europës përballë një Ajntrahti shumë të fortë.

Ndeshja shkoi në shtesa dhe finalisti u përcaktua nga goditjet e penalltive. Emocione të mëdha në “Stamford Bridge”, aty ku basku Kepa priti dy penallti. Ajo deçizive u godit nga Eden Hazard, me belgun që nuk gaboi dhe dërgoi tifozët dhe shokët e ekipit në delir.

Festë e madhe edhe për Didier Drogba. Ish-sulmuesi potent nga Bregu i Fildishtë është një legjendë e “Bluve të Londrës”. Afrikani u shfaq tepër i lumtur pas shënimit të golit deçiziv, siç dallohet në videon e postuar në rrjetet sociale.

Finalja e madhe do të zhvillohet me datë 29 maj. Çelsi do të përballet në Baku të Azerbajxhanit me Arsenalin në një derbi londinez, që parashikohet të jetë tepër i zjarrtë dhe spektakolar.

 

View this post on Instagram

 

Well done My People @hazardeden_10 @chelseafc ????????????? Another final!!!on the road to Baku @europaleague Let’s win it NOW

A post shared by didierdrogba (@didierdrogba) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *