VIDEO | Lukas Moura, një makth që ndjek nga pas Mathijs De Ligt

Të gjithë e mbajmë mend gjysmëfinalen e Champions League mes Totenhemit dhe Ajaksit sezonin e shkuar. Me një këmbë në finale, Ajaksi dukej i destinuar për sukses, por një tripletë e Lukas Mouras bëri që De Ligt me shokë ta mbyllnin aventurën e tyre në Champions.

Sot, Moura dhe De Ligt vunë sërish përballë, tashmë me fenomenin holandez si lojtari më i ri i Juventusit. Debutimi për 19-vjeçarin erdhi në minutën e 63-të dhe vetëm dy minuta më pas, Moura i riktheu makthet e sezonit të shkuar.

Në minutën e 65’, braziliani shënon një gol shumë të bukur, duke u shpërtuar markimit të De Ligt dhe mbrojtjes juventine. Ai gol çoi shifrat në 2-2, ndërsa Moura do të ishte protagonist edhe në golin e Heri Kejn, që vulosi fitoren 3-2 të Totenhemit në minutat e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *