(VIDEO) “Luftë” në Bilbao, humb jetën polici!

Atletik Bilbao ka eliminuar Spartakun e Moskës nga Europa League dhe ka vijuar më tej, edhe pse u mund mbrëmë 2-1, pasi kishte fituar në ndeshjen e parë 3-1. Gjithsesi, nuk është ky lajmi ditës, por hidhërimi që ka ardhur pas një kronike lufte. Rreth 2500 tifozë rus kishin mbërritur në mbështetje të ekipit, duke shkaktuar trazira pafund në rrugët e Bilbaos dhe, madje, prej kësaj situate, ka gjetur vdekjen e dhe një polic.

Para startit të kësaj sfide, situata mes dy tifozërive nuk ka qenë e qetë, pasi mediat raportojnë se ka pasur një përplasje të tyre në hyrje të stadiumit. Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën dhe njëri prje tyre ka mbetur i vdekur. Drama është konsumuar përpara hyrjes për në stadium. Sipas raportit  policor dhe mjekësor, polici në fjalë ka humbur jetën pasi është goditur nga një atak kardiak. Ai vuajti nga aritmia në fjalë teksa rrëmuja kishte pushtuar qytetin.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, rreth 150 ultras rus janë përballur me disa ultras të Bilbaos, “Herri Norte”, më të dhunshmet në Spanjë. Policia Autonome Baske është gjetur në mes, teksa palët goditeshin me tyre me sende të forta, fishekzjarre, flakadanë dhe madje edhe molotov. Kanë qenë rreth 900 forca rendi ato që kanë rikthyer qetësinë, ndryshe gjithçka do të kishte degjeneruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *