VIDEO/ Luanin kundër kampionëve të Zvicrës, Zhegrova i bën të gjitha në këtë ndeshje

Baseli ka mposhtur ditën e sotme kampionët në fuqi të kampionatit zvicerian, Young Boys, me rezultatin 3-0. Një ndihmë të madhe në këtë triumf ka dhënë edhe futbollisti Zhegrova, që ka dhënë një asist në golin e parë, si dhe ka arritur të shënojë edhe golin e fundit të takimit me një goditje në hyrje të zonës së rreptësisë.

Ndërkohë titullar në këtë ndeshje ka qenë edhe mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka, që ka mbajtur në krahë shiritin e kapitenit për ekipin e tij. Me këtë fitore Baseli shkon në kuotën e 33 pikëve, vetëm një më pak se Young Boys i vendit të parë, që janë edhe rivalët e drejtpërdrejtë për të ngritur lart titullin kampion këtë sezon./Sport Ekspres/