VIDEO | “Los Blancos” rikthehen madhështorë, triumf në “fortesën” e Atletikos

Real Madrid ka triumfuar në derbin ndaj Atletiko Madridit, duke i mundur “fqinjët” e tyre me rezultatin përfundimtar 3 – 1. Fitorja e sotme e çon skuadrën e Santiago Solarit në vendin e dytë të renditjes së kampionatit spanjoll.

Kasemiro zhbllokoi takimin në minutën e 16-të me një gol fantastik me rofeshatë, ndërsa Atletiko u kundërpërgjigj 10 minuta më vonë me Grizman. Ramos riktheu në avantazh Realin me një 11-metërsh në fund të pjesës së parë.

Për të vulosur fatin e takimit mendoi uellsiani Gareth Bejl, i cili në këtë takim u aktivizua nga stoli  i rezervave. Me këtë fitore Reali parakalon Atletikon duke marrë vendin e dytë të klasifikimit. Tani madrilenëve u duhet një nder nga baskët e Atletiko Bilbaos, të cilët ditën e nesërme presin Barcelonën e vendit të parë në “San Mames”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *