VIDEO/ Lojtari i Lionit shkakton panik në fushë, probleme me zemrën dhe bie në tokë

0

Lioni ka fituar ndeshjen e sotme kundër Tuluzë me rezultatin 3-0. Por gjatë kësaj përballjeje ka ndodhur një episod i rëndë për një prej futbollistëve të skuadrës vendase. Lojtari i Lionit, Martin Terrier ka rënë në fushën e lojës minutën e 20 të takimit. Kjo gjë ka sjellë shqetësim edhe te lojtarët e tjerë, të cilët shkuan pranë Terrier për të mësuar mbi gjendjen e tij.

Futbollisti nuk mund të vazhdonte më tej ndeshjen, pasi u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur. Ndërkohë besohet se Terrier ishte viktimë e një sulmi vasovagal, që sjell uljen e menjëhershme të rrahjeve të zemrës si dhe të presionit të gjakut. Kjo sjell edhe pakësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur gjendja e lojtarit pas mbërritjes në spital. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.