VIDEO/ Lojtarët e Kukësit nuk i besojnë syve, Bylisi i surprizon në sekondën e fundit

Kukësi nuk ka arritur të fitojë ndaj Bylisit, pavarësisht se ishte deri në minutën e 93 në avantazhin 0-1, në takimin e vlefshëm për javën e 22 të Superiores. Sigurisht që nuk është e lehtë që të fitosh në transfertën e Ballshit dhe kjo ishte e ditur për trajnerin Duro.

Por këtë herë janë befasuar në sekondën dhe aksionin e fundit, teksa Mozzone ka dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të fuqishme. Festë e madhe tek Bylisi, ndërsa të gjithë lojtarët e Kukësit janë parë të dëshpëruar. Deri në ato momente ishte e majta e Mustës në minutën e 30 që po vendoste fatin e takimit. Pas këtij barazimi në shifrat 1-1, Kukësi mbetet 1 pikë larg Tiranës, duke mos përfituar nga barazimi i djeshëm i bardhebluve. /Sport Ekspres/

 

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Et’hemi, Abazaj, Shkurtaj

Bylisi: Hidi, Hadroj, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Munoz, Ntephe, Guindo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *