VIDEO | Liverpuli s’heq dorë nga titulli, heroi i pazakontë është…Origi

Liverpuli nuk dorëzohet në garën për titullin kampion. “The Reds” mundën në transfertë Njukasëllin 3 – 2, pas një 90 minutëshi tepër të luftuar.

Holandezi van Dijk zhbllokoi takimin në minutën e 13-të, ndërsa skuadra e Benitez u kundërpërgjigj me ganezij Atsu shtatë minuta më vonë. Salah riktheu për avantazhin për të tijtë në të 28-ën.

Vendasit rezultuan të ishin kockë e fortë duke barazuar me Rondon. Dëmtimi i rëndë bëri që shumë vetë të mendonin për më të keqen, por në skenë del Origi, i cili shënon dy minuta para fundit pas një harkimi nga Xherdan Shaqiri.

Liverpuli rikthehet në vend të parë dy pikë mbi Sitin, pozicion të cilin do ta mbajnë të paktën deri mbrëmjen e së hënës kur skuadra e Guardiolës të ndeshet me Leister Sitin.

Njukasëll 2 – 3 Liverpul
Shënues: Atsu 20’, Rondon 54’ / van Dijk 13’, Salah 28’, Origi 88’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *