VIDEO/ Liverpuli sheh “botën t’i shembet” në pak sekonda pas eliminimit, shihni festimin e Moratës dhe Simeones

Tashmë nuk janë më të pathyeshëm dhe jo njerëzorë! Liverpuli është një ekip i krijuar nga tokësorët dhe mund të gabojë. Kjo është vërtetuar përfundimisht në mbrëmjen e sotme, teksa është eliminuar edhe nga “Champions League”.

Atletiko Madridi ka arritur të fitojë në shifrat 2-3 falë 30 minutave shtesë, ndërsa edhe në përballjen e parë e kishte mundur 1-0. Ëijnaldum në minutën e 43 do të mjaftonte për ta dërguar këtë takim në më shumë se 90 minuta. Me nisjen e shtesës ishte Firminjo që krijoi edhe njëherë përshtypjen se nga “Anfield Road”, nuk del askush me atë që kërkon.

Por dopieta e Llorentes dhe dhënia fund e historisë në mënyrën më të bukur nga Morata, i dërguan shifrat në 2-3. Sulmuesi i Atleticos ka shkuar menjëherë te tifozët duke kërkuar edhe falje, ndërsa Simeone nuk është përmbajtur në festim. Sa i përket Liverpulit, sheh t’i shembet bota në pak sekonda. Jashtë “Champions League”, jashtë “FA Cup” dhe jashtë “League Cup”. Shpresa e vetme e tyre është “Premier League”, por festa nuk dihet se kur do të zhvillohet dhe këtu jo për shkak të rrezikut të ndjekësve, por për paralizimin që i ka bërë edhe futbollit Koronavirusi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *