VIDEO | Liverpuli “marshon” drejt titullit, Salah mjafton ndaj Brajtonit

0

Liverpuli rikthehet te fitorja pas dy humbjesh radhazi dhe këtë gjë e bën kur më shumë se kurrë i duhej. Pas humbjes ndaj Sitit javën e kaluar dhe disfatës në Kupë ndaj Uolves, ekipi i Klop ka kaluar me sukses transfertën e Brajtonit, duke e çuar në +7 diferencën me ndjekësit më të afërt, në pritje të sfidës së tyre mbrëmjen e së hënës.

Mohamed Salah, ishte heroi i “The Reds”, teksa në fillimin e pjesës së dytë, shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 50-të. Më pas, Liverpuli administroi mirë takimin deri në fund, duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në rrugën drejt titullit të Prëmier Ligë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, rezultati që dominoi më së shumti ishte ai në shifrat 2-1. Bërnlej triumfoi ndaj Fulhemit në shtëpi, ndërsa Sauthempton dhe Uatford, mposhtën në transfertë respektivisht Leisterin dhe Kristal Palasin. Kardif dhe Hadërsfilld u ndanë në paqe, teksa barazuan 0-0.


Premier Ligë / Java e 22-të

Brajton-Liverpul 0-1
Shënues: Salah 50’ (pen.)

Bënlej-Fulhem 2-1
Shënues: Brajan 20’ (aut.) , Odoi 23’ (aut.) / Shyrrle 2’

Kardif Siti-Hadërsfilld 0-0

Kristal Palas-Uatford 1-2
Shënues: Ketçart 38’ (aut.) / Ketçart 67’, Kleverli 75’

Leister-Sauthempton 1-2
Shënues: Ndidi 58’ / Uord Prous 11’ (pen.), Long 45+2’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.