VIDEO | Liverpuli festival golash ndaj Uatfordit, Siti mjaftohet me Agueron

0

Liverpuli dhe Mançester Siti nuk gabojnë dhe triumfojnë në shtëpi, respektivisht ndaj Uatfordit me shifrat 5-0 dhe ndaj Uest Hemit minimalisht 1-0.

Në “Anfield”, sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Klop, të cilët kaluan në avantazh pas vetëm nëntë minutash. Një krosim perfekt i Aleksandër-Arnold, gjen Sadio Manen, i cili godet saktë me kokë dhe zhbllokon shifrat.

Në minutën e 20-të ishte i njëjti binom, Arnold-Mane, të cilët funksionuan në mënyrë perfekte për golin e dytë. Finalizimi i senegalezit nuk ka nevojë shumë për koment, me sulmuesin që mposht Foster, me finte.

Pjesa e dytë ishte akoma më spekakolare për ekipin e Klop, pasi në minutën e 66-të, ishte Divok Origi, i cili shënoi golin e tretë.

Gjithsesi, asgjë nuk u mbyll këtu, pasi Virxhil Van Dijk shënoi dy herë brenda katër minutave, duke mbyllur gjithçka me shifrat 5-0.

Ndërkohë në “Etihad Stadium”, Mançester Siti është mjaftuar me një gol të Serxho Agueros, për të kaluar pengesën Uest Hem. Në minutën e 59-të, argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.