VIDEO/ Liverpuli e gjen ”Kariusin” në ekipin kundështar, çfarë gafë e portierit të Sheffield Utd

Aty ku dukej se Liverpuli do të përballej me ndalesën e parë në kampionat, mendon portieri Henderson i Sheffield Utd  i cili në minutën 70 bën një gabim të pafalshëm, duke bërë qe goditja e Ëijnaldum t’i përfundoj poshtë këmbëve të tij.

Duket se të ekzistojë një ”Karius” nuk qenka dhe aq keq për Liverpulin, vetëm se ai duhet të jetë pjesë e ekipit kundërshtar. Tani ekipi i Klopit shkon drejt fitores së gjashtë në kampionat, duke rritur kështu presionin e ndjekëses më të afërt, që është ekipi i Manchester City. Diferenca shkon në 8 pikë, por “qytetarët” kanë një ndeshje më pak. Kjo formë e frikshmë që po tregon Liverpuli, po kthehet në një presion psikologjik për ekipet kundërshtare, të cilat pësojnë gol edhe atëherë kur nuk pritet. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/SamueILFC/status/1177931295684546561