VIDEO: Liverpul rekordesh, nga goli më i shpejtë te magjistari Salah

Një Liverpul i mrekullueshëm ka marrë për momentin kreun e Premier Ligës, pasi ka shpartalluar 5-0 Hadërsfildin e dobët dhe ka parakaluar sërish Mançester Sitin, që luan në fundjavë.

Gjithçka tepër e lehtë për The Reds, që shënuan që në sekondën e 15-të me Keita, i cili ka hyrë në histori me golin më të shpejtë të Liverpulit në Premier League.

Më pas thjesht zbavitje, sepse Mane me 2 gola kapi kuotën e 20 golave në kampionat, ndërsa Salah e imitoi dhe e parakaloi.

Dy superlojtarë, të dy me 20 gola e lart në krye të renditjes së golashënuesve, ndërkohë që pikërisht Liverpuli është ekipi i fundit me 2 lojtarë me më shumë se 20 gola në një sezon.

Natë magjike për Salah, i cili mbërriti në kuotën e 69 gola në 100 ndeshje me Liverpulin, si askush në historinë e The Reds (me 68 gola ndjekin Roxher Hant dhe Sem Rejbould). Vetëm Fouler dhe Suarez kishin shënuar 20 gola e lart për Liverpulin në 2 sezone rresht, tani me ta bashkohet edhe Faraoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *