VIDEO | Lista e Spanjës, unikale si e zbulon Luis Enrike

0

Spanja ka shpallur listën e lojtarëve të kombëtares për miqësoren kundër Uellsit (të enjten e ardhshme) dhe ndeshjen kundër Anglisë për Nations League (15 tetor) që do të zhvillohet në stadiumin e Seviljes.

Trajneri Luis Enrike ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, ku bie në sy rikthimi i Kokes së Atletikos së Madridit, Pablo Alkaser, Mark Bartra dhe debutimi i Xhoni Oto. 24-vjeçari aktivizohet me ekipin anglez të Uolves, ndërsa kartonin e tij e zotëron Atletiko Madrid. Jashte listës kanë mbetur emra si: Karvahal, Serxhi Roberto, Inigo Martinez dhe Isko (ka operuar apandesitin).

Zhordi Alba nuk është grumbulluar përsëri nga Luis Enrike, pavarësisht formës së mirë, por raporti i tyre është thyer dhe trajneri nuk lëkundet nga vendimi i tij. Në listë nuk bën pjesë as sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Kosta, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Klub Bryzhit në Champions.

Trajneri i Spanjës ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar. Luis Enrike është shfaqur i vetëm në dhomat e zhveshjes dhe ka prezantuar njëri pas tjetrit të gjithë lojtarët me radhë, siç shihet dhe në video.

PORTIERË: De Gea (Mançester Junajtid), Kepa Arrizabalaga (Çelsi), Pau Lopez (Betis).

MBROJTËS: Gaja (Valencia), Markos Alonso (Çelsi), Raul Albiol (Napoli), Naço (Real Madrid), Serxho Ramos (Real Madrid), Mark Bartra (Betis), Azpilikueta (Çelsi), Xhoni Oto (Uolves).

MESFUSHORË: Serxho Buskets (Barcelona), Rodri (Atletiko Madrid), Koke (Atletiko Madrid), Saul (Atletiko Madrid), Tiago Alkantara (Bajern Mynih), Sebajos (Real Madrid).

SULMUES: Marko Asensio (Real Madrid), Alvaro Morata (Çelsi), Suso (Milan), Rodrigo (Valencia), Iago Aspas (Selta Vigo), Pako Alkaser (Dortmund).

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.