VIDEO/ Lionel Mesi dhe një super portier, kështu Barcelona thyen Atletiko Madridin

Lionel Mesi nuk ka të ndalur me magjinë që vazhdon t’i dhurojë futbollit, pavarësisht viteve dhe kohës që kalon. Sulmuesi argjentinas i ka dhënë tre pikët Barcelonës në transfertë ndaj Atletiko Madridit, ndërsa u fitua në shifrat 0-1.

Një aksion që nisi dhe përfundoi nga këmbët e këtij lojtari, duke e dërguar topin në rrjetë. Por Mesi nuk ishte heroi i vetëm, pasi në formë të mrekullueshme ishte edhe Ter Stegen me disa pritje që evituan gola të sigurtë. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/takjakbypat/status/1201256280150695937