VIDEO | Lillard mes legjendave, 76ers-Raptors gjysmëfinalja tjetër

Toronto Raptors dhe Philadelphia 76ers kanë siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, ku do të përballen mes tyre. Kanadezët mposhtën Orlando Magic me shifrat 115-96 dhe pas pesë ndeshjeve mbyllen çështjen e kualifikimit. 76ers, që përballën kishin Brooklyn Nets, triumfuan 122-100 në takimin e pestë.

Kawhi Leonard (27 pikë, 2 asiste, 7 rikuperime) dhe Pascal Siakam (24 pikë, 4 asiste, 6 rikuperime) nuk i lanë asnjë shans Orlando Magic dhe kanadezët do kërkojnë të shkojnë në finale. Philadelphia 76ers kaloi Brooklyn Nets pa u sforcuar shumë. Një ndeshje e dominuar, që u mbyll 122-100. Joel Embiid (23 pikë, 2 asiste, 13 rikuperim) ishte më i miri, por pati edhe mbështetjen e gjithë ekipit të tij.

Portland Trail Blazers është skuadra tjetër që kualifikohet në gjysmëfinale (Konferenca e Perëndimit), pasi mposhti Oklahoma City Thunder me shifrat 118-115 në përballjen e pestë të fazës “play-off”. Në gjysmëfinale përballet me Denver Nuggets ose San Antonio Spurs, që mbrëmë u përballen mes tyre në një ndeshje që u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 108-90. Nuggets kanë marrë kryesimin, 3-2.

Mbetemi te Blazers dhe më konkretisht te Damian Lillard, që shënoi plot 50 pikë dhe zhvlerësoi paraqitjet e mira të Russell Westbrook (29 pikë, 14 asiste, 11 rikuperime) dhe Paul George (36 pikë, 3 asiste, 9 rikuperime).  Ata që kanë shënuar 50 pikë në një fitore të ekipit të tyre në fazën “play-off” janë të paktë. Bob Cousy, Bob Pettit, Wilt Chamberlain, Sam Jones, Michael Jordan dhe Charles Barkley janë të vetmit që ia kanë dalë në të shkuarën dhe në këtë listë tashmë futet edhe Damian Lillard.

Denver Nuggets e ka dominuar këtë herë San Antonio Spurs, që nuk kishin në formë dyshen LaMarcus Aldridge- DeMar DeRozan, autorë të 17 pikëve secili. Jamal Murray për vendasit shënoi 23 pikë, ndërkohë që edhe Nikola Jokiç (16 pikë, 8 asiste, 11 rikuperime) bëri një ndeshje shumë të mirë.

NBA | Serie Play-Off (Raundi i parë)
Toronto Raptors-Orlando Magic 115-96 (4-1)
Philadelphia 76ers-Brooklyn Nets 122-100 (4-1)
Denver Nuggets-San Antonio Spurs 108-90 (3-2)
Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder 118-115 (4-1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *