VIDEO | Ligji i Bregut, Flamurtari thyhet në fund në Korçë

Skënderbeu arrin që të mposhtë Flamurtarin me një gol të Devi Bregut në minutën e 89-të. Korçarët rikthehen te fitorja, në një ndeshje mjaft të luftuar, ku ndodhi gjithçka. Gola të anuluar, raste për penallti dhe situata të rrezikshëm. Në fund ka vetëm një fitues, gëzojnë vendasit, që nuk i ndahen Partizanit. Në anën tjetër është Flamurtari që thyhet pas 5 ndeshjes.

Pjesa e parë nisi me një rast mjaft të diskutueshëm. Batha goditi me kokë, por Teqja e ndali topin, duke e rikthyer në lojë. Bushiç arriti që ta kontrollonte dhe të shënonte, por anësori sinjalizoi pozicion jashtë loje. Protesta nga miqtë, por që ishin të pavlefshme. Në 30 minutat e para kuqezinjtë ishim mjaft kërkues dhe ushtronin shumë presion, duke i vënë vendasit në vështirësi në disa raste.

Më pas ishte radha e Skënderbeut që të krijonte disa raste të rrezikshme, me Bregun që pa në disa tentativa radhazi Koliçin ta ndalte. Pjesa e dytë nisi me të njëjtën fytyrë si fundi i fraksionit të parë. Skënderbeu ishte më agresiv, ndërsa vlonjatët e kishin paksa të vështirë që të bënin diçka para, ndonëse në disa raste tentuan të rrezikonin përmes kundërsulmeve.

Në të 63-ën Krasniqi pretendoi për një ndërhyrje të parregullt nga Mustafa në brendësi të zonës së vlonjatëve, por ndante të njëjtin mendim gjyqtarët, duke e konsideruar ndërhyrjen e rregullt. Në minutat e mbetura lodhja ishte e dukshme, me skuadrat që kishin harxhuar shumë energji. Bushiç krijon një situatë të rrezikshme pak minuta para fundit të kohës së rregullt, por edhe pse topi devijohet nga Aliti, Teqja devijon në këndore, duke larguar një rast mjaft të rrezikshëm.

Bregu mendon për të entuziazmuar tifozët në stadiumin e Skënderbeut. Vlonjati ndëshkon ish-skuadrën e tij,  pasi shfrytëzon mjaft mirë një harkim të Vangjelit. Festë e anësorit, i cili edhe pse i dëmtuar luajti me injeksion dhe u dha pikë të plota “ujqërve të dëborës. Skuadra e Dajës mbetet në kuotën e 20 pikëve. Skënderbeu në krahun tjetër nuk i ndahet Partizanit në krye të klasifikimit. Të besuarit e Shehit reagojnë mirë pas humbjes me Laçin në mesjavë. Java e ardhshme rezervon ndeshje mjaft delikate për të dyja skuadrat, pasi Flamurtari do të presë në shtëpi Partizanin, ndërsa Skënderbeu do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me Tiranën.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU 1–0 FLAMURTARI
Shënues:
Bregu 89′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi (Sambou 88′), Dita, Demte, Muzaka, Grishpi (Hoxhaj 80′), Bregu (Oto Xhon 90+2′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Lulaj, Fili, Guexh.
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Beqaj (Ribaj 59′), Useini, Batha, Mustafa (Pollozhani 82′), Musta (Kotobelli 72′), Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Hyseni, Deliaj, Ymeraj.
Kartonë të verdhë: Muzaka 22′, Aliti 46′, Demte 47’/ Siljanovski 56′
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Kreshnik Bajramaj
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

DIREKT
89
’ – Bregu merr një top nga Vangjeli, me vlonjatin që i shpëton mbrojtjes mike dhe nuk e ka të vështirë të shënojë.

83′ – Bushiç rreikon nga e djatha, teqja grushton me vështirësi, pasi topi u devijua nga Aliti. 
63
’ – Bregu shërben për Krasniqin, i cili brenda zonës së Flamurtarit rrëzohet dhe pretendon për një shtyrje nga Mustafa. Moment i diskutueshëm.

 

60’ – Mundësi mjaft e mirë për Skënderbeun, Muzaka godet mirë, por topi përplaset në trupin e një prej lojtarëve miq. As Gripshi nuk mundet që të gjejë kuadratin e portës.
51’ – Skemë mjaft interesante e korçarëve, bregu i harruar nga mbrojta mike në të majtë godet bukur fluturimthi, por Koliçi pozicional pret i sigurt.
35′ – Bregu tenton nga distanca, por sërish  Koliçi i thotë “jo”, me një devijim mjaft të vështirë.
34′ – Dita provon me një goditje të befasishme, por topi bllokohet, Muzaka më pas provon, por Koliçi me mjaft vështirësi grushton topin.
33’ – Alla gabon dhe Bregu rrëmben topin, por tentativa e vlonjatit të Skënderbeut ndalet nga “gardiani” i Flamurtarit.

20‘ –Franc Veliu godet mjaft mirë nga një goditje dënimi, por Teqja devijon me jo pak vështirësi në këndore topin.
4’  -Pas harkimit të Torasës, Batha godet me kokë, Teqja pret dhe e kthen topin në lojë, me Bushiç që e shtyn topi në rrjetë, por anësori Avdo sinjalizon një prekje të topit me dorë. Një rast mjaft i diskutueshëm.

3’ – Batha rikuperon një mesfushë dhe pason për Bushiç, i cili avancon deri në zonën e Teqes, por sulmuesi i Flamurtarit nuk arrin dot që ta kalojë “gardianin” vendas.
1′ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *