VIDEO | Leverkusen cinik, likuidon Dyseldorfin dhe ngjitet i pesti

Bajer Leverkusen ka konfirmuar momentin e mirë në kampionat, teksa ka triumfuar pastër 2-0 ndaj Dyseldorfit në shtëpi. “Aspirinat” kanë marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesligë dhe tashmë ndodhen në vendin e pestë me pesë pikë diferencë nga Lajpcigu i vendit të katërt.

Për sa i përket ndeshjes së luajtur, Kai Havertz zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të, duke çuar në pushim ekipin e tij në avantazh. Fraksioni i dytë nisi me të njëjtën muzikë dhe në minutën e 66-të, Leon Bejli siguroi gjithçka dhe mbylli takimin në shifrat 2-0.

Javën e ardhshme, Leverkusen do të udhëtojë drejt Dortmundit për të luajtur një transfertë delikate përballë kryesuesve të kampionatit. Nga ana tjetër, Dyseldorfi do të presë në shtëpi vendin e fundit të Nurenbergut.

Bundesliga | Java 22
Bajer Leverkusen – Fortuna Dyseldorf 2-0
Shënues: Havertz 18′, Bejli 66′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *