VIDEO: Lesoto-Tanzani, kishit parë ndonjëherë kaq shumë gafa në një aksion?

Sot u zhvilluan ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Afrikës, aty ku këtë vit janë hapur dyert për të gjithë, sepse për herë të parë 24 kombëtare do të marrin pjesë në kompeticion më të rëndësishëm në kontinent.

Natyrisht, garë e egër në çdo grup, sepse shpresojnë të gjithë, ndaj edhe Lesoto e Tanzania ëndërrojnë dhe sot luajtën një finale të vogël. Fitoi 1-0 Lesoto, që bujshëm është i dyti në grupin L, duke qenë një fitore larg Kupës së Afrikes.

Gjithsesi, ndoshta pak rëndësi ka për shumë njerëz, por diçka tjetër me shumë mundësi ia vlen të mos e humbisni. Një aksion sulmues nga Lesoto, rast ideal dhe… gafa pa fund!

https://twitter.com/photosofootball/status/1064207347319484422?s=19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *