VIDEO | Leonard i papërmbajtshëm, Raptors e Nuggets triumfojnë

0

Toronto Raptors ka barazuar serinë e ndeshjeve “play-off”, teksa ka mposhtur në ndeshjen e dytë Orlando Magic me rezultatin 111-82. Kawhi Leonard ka qenë i papërmbajtshëm, duke shënuar 37 pikë. 22 pikë të realizuara edhe nga Kyle Lowry, kurse Pascal Siacam regjistroi 19 pikë dhe 10 topa të rikuperuar. Një ndeshje e kontrolluar nga kanadezët, që shënuan në çdo periodë më shumë se kundërshtari.

DeMar DeRozan (31 pikë, 2 asiste, 7 rikuperime) dhe LaMarcus Aldridge (24 pikë, 3 asiste, 8 rikuperime) nuk kanë mjaftuar për San Antonio Spurs, pasi Denver Nuggets ka vendosur baraspeshën në serinë e ndeshjeve “play-off”. Përballja mes këtyre dy ekipeve përfundoi 114-105, ndërkohë që duhet thënë se teksanët e nisën mirë dhe shënuan 10 pikë më shumë në dy periodat e para. Gjithsesi perioda e fundit ishte fantastike për Nuggets, pasi shënuan 16 pikë më shumë se kundërshtari.

Nikola Jokiç spikati më së shumti, me 21 pikë, 8 asiste dhe 13 topa të rikuperuar. Jamal Muray ishte në lartësinë e duhur, me 24 pikë të realizuara. Gary Harris dhe Paul Millsap shënuan respektivisht 23 dhe 20 pikë. Sikurse shihet, një ndeshje e mirë në grup për Nuggets, që duan të kalojnë në raundin e dytë të serie “play-off”.

Portland Trail Blazers ka treguar forcën ndaj Oklahoma City Thunder, duke e fituar edhe ndeshjen e dytë. Këtë herë gjithçka u mbyll 114-94 dhe Blazers udhëheqin 2-0 serinë e ndeshjeve “play-off”. CJ McCollum ishte njeriu i mbrëmjes, me 33 pikë, 8 rikuperime dhe 5 asiste. Sigurisht, pati edhe ndihmën e Damian Lillard (29 pikë, 6 asiste, 4 rikuperim), si dhe të Muarice Harkless (14 pikë, 9 asiste). 27 pikë e Paul George, apo edhe paraqitja e Russell Westbrook (14 pikë, 11 asiste, 9 rikuperime), ishin të pamjaftueshme për City Thunder.

NBA | PLAY-OFF
Toronto Raptors-Orlando Magic 111-82 (1-1)
Denver Nuggets-San Antonio Spurs 114-105 (1-1)
Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder 114-94 (2-0)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.