VIDEO/ Lenjani shënon dhe akrobacia, festa para ardhjes te Shqipëria

Sioni po arrin të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Zurich në transfertë. Një ndeshje delikate për ekipin ku luajnë shumë lojtarë shqiptarë, ndërsa Lenjani ka tundur rrjetën në golin e dytë para pak minutash. Pas pasimit të Tomës, futbollisti i Shqipërisë e sulmon bukur zonën për të gjetur rrjetën.

Menjëherë pas saj vjen edhe akrobacia e zakonshme e Lenjanit në festim, me golin që vjen pak orë para se futbollisti të shkojë në aeroport dhe të niset në grumbullimin e Kombëtares. /Sport Ekspres/