VIDEO | Lenjani dhe Ademi gjejnë golin, minuta ka dhe për Kukelin

Shqiptarët që luajnë në Zvicër janë të shumtë dhe thuajse në çdo javë, nuk mungojnë të bëjnë rolin e protagonistit. Këtë javë, Lenjani ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

Mëngjarashi kuqezi ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës, barazuar rezultatin. Ky gol i Lenjanit në minutën e 25’ ishte shumë i rëndësishëm për Sionin. Minuta në këtë sfidë pati edhe për shqiptarin tjetër, Blerim Kukeli, që ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer në fushat e blerta. Mesfushori kuqezi zëvendësoi Aleks Song në minutën e 72’.

Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe Kemal Ademi. Sulmuesi i dha avantazhin skuadrës së Ksamaksit në minutën e 25’, duke i hapur udhë suksesit së skuadrës së tij. Fejzullahu dhe Xhemaili luajtën po ashtu titullarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *