VIDEO | Largim mes lotësh, mesazhi që emocionoi Klaudio Ranierin

0

Mbrëmjen e kaluar ishte ndeshja e fundit e sezonit 2018/2019 për Serie A, teksa u vendosën edhe verdiktet e fundit. Roma mbeti jashtë Championsit, me verdhekuqtë që duhet të kënaqen vetëm me Europa League.

Ndeshja ndaj Parmës ishte më së shumti një sfidë lamtumirash, pasi largohej nga Roma një ikonë si Daniele De Rosi, si dhe trajneri Klaudio Ranieri, i cili firmosi vetëm si trajner i përkohshëm i verdhekuqve.

Ranieri është një personazh shumë i dashur në Romë, sidomos për tifozët, të cilët kishin përgatitur dhe një mesazh për teknikun, ku shruhej: “Në moment nevoje iu përgjigje thirrjes, tani njerëzit e tu të nderojnë.”

Ranieri u përlot kur e lexoi mesazhin dhe iu përul tifozëve, një moment mjaft emocionues dhe drithërues…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.