VIDEO/ “Lamtumirë mallkim”! Milot Rashicen gjen golin e parë për 2020, tregohet fantastik…si dikur

Nga Klaudio Ndreca

Mallkimi është hequr, Milot Rashica është kthyer! Jemi duke folur për atë të vërtetin, me sulmuesin shqiptar që nuk kishte shënuar asnjë gol të vetëm për 2020.

Pavarësisht shansve që ka pasur për të shfrytëzuar, lojtari i Werder Bremenit nuk po arrinte që të gjente rrjetën, madje as nga pika e bardhë e penalltisë. Por këtë gjë ka arritur që ta përmbyll me sukses ndaj Këlnit, në finalen që po zhvillohet.

Nëpërmjet një driblimi të zakonshëm në krahë, si dikur në kohën e artë, Milot Rashica gjeti golin e bukur në minutën e 26. Ëerderi është duke fituar me rezultatin 3-0 dhe nëse vazhdohet kështu atëherë do të ketë mundësinë që të vazhdojë në “Play-Out” ose në të kundërt bie nga Bundesliga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *