VIDEO | Lampard nuk ia del, Aston Vila rikthehet në Premier League

0

Aston Vila rikthehet në Premier League pas katër sezonesh në Championship. Klubi nga qyteti i Birmingamit siguroi biletën për në elitë falë fitores 2 – 1 ndaj derbit në finalen e fazës “play-off” të zhvilluar sot në “Wembleu”.

Derbi i Frenk Lampard zhvilloi një pjesë të parë shumë zhgënjyese që u mbyll me Aston Vilën në avantazh falë golit të El Gazit. Në fraksionin e dytë të lojës Derbi reagoi, por një garë e portierit Ros solli golin e dytë të Vilës. Marriot aktivizohet nga stoli dhe ngushton diferencën në minutën e 82-të, por ishte tepër vonë, festa është vetëm për lojtarët dhe tifozët e Aston Vilës.

Aston Vila 2 – 1 Derbi
Shënues: El Gazi 44’ , Mekgin 59’ / Marriot 82’

 

https://twitter.com/HfcNufc/status/1133030085081092096

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.