VIDEO/ “Lampard jep asist, Broja shënon”, klubi i Chelseat reklamon golin e talentit shqiptar

Armando Broja po jeton ëndrrën e tij, teksa është thirrur për t’u stërvitur me ekipin e parë të Chelsea-t. Pritshmëritë dhe besimi te sulmuesi shqiptar janë të mëdhaja dhe të gjitha tiparet e lojtarit të bëjnë të mendosh për një të ardhme të sigurt të tij. Ndërkohë është vetë klubi i Chelseat që reklamon aftësitë e talentit 18-vjeçar këtë herë.

Një assist nga vetë trajneri Lampard përfundon me një finalizim të Armando Brojës, që topin nuk kishte si ta dërgonte tjetërkund përveçse në rrjetë. Një video e këtij goli është shpërndarë nga faqja zyrtare e “bluve të Londrës”, duke treguar për të gjithë se çfarë sulmuesi po rritet mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Lampard assist. Broja finish. ? @franklampard @armando.broja #CFC #Chelsea

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *