VIDEO: Lampard hedh KO Bielsën, Derbi mbretëron në Lids!

Çfarë ndeshje, spektakël i vërtetë. Sfida mes Lids Junajtid dhe Derbi Kaunti i pati të gjitha: Gola, luftë, kartonë të kuq, emocione deri në sekondat e fundit. Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur 0-1 në favor të Lidsit dhe të besuarit e Bielsës shiheshin si favoritët për të arritur në finalen e Play-Off, por Derbi arriti të bëjë të pamundurën, duke triumfuar 2-4 dhe duke hedhur një hap gjigant drejt Premier Ligës.

Lids shënoi fillimisht, me anë të mbrojtësit Dallas. Më pas, Lampard aktivizon sulmuesin Marriot në minutën e 44’ dhe vetëm një minutë më pas, ishte pikërisht ky futbollist që barazoi takimin. Pjesa e dytë do të niste e vrullshme për Derbin, që do të shënonte me Maunt në minutën e 46’ dhe me Uillson në minutën e 58’. Lids e rihapi takimin, sërish me mbojtësin Dallas dhe rezultati shkon 2-3.

Në minutat e fundit, sulmuesi Marriot (85’) shënon sërish dhe Derbi arrin finalen e madhe, që do të luhet në “Ëembley”. Lampard mposht kështu Bielsën. Një fitore e madhe për ekipin e Derbi Kauntit dhe fitorja më e madhe në karrierën e Frenk Lampard si trajner.

Play-Off

Lids Junajtid – Derbi Kaunti  2-4
Dallas 24’, Filips 62’ / Marriot 45’ 85′, Mount 46’, Uillson 58’

85’ – Goli i Marriot (Derbi Kaunti)

62’ – Goli i Filips (Lids Junajtid)

58’ – Goli i Uillson (Derbi Kaunti)

46’ – Goli i Maunt (Derbi Kaunti)

45’ – Goli i Marriot (Derbi Kaunti)

24’ – Goli i Dallas (Lids Junajtid)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *