VIDEO: Lami heroi i Veleçikut, Shkumbini luan kartën e fundit

0

Ndeshja e dytë Play-Off mes Shkumbinit dhe Veleçikut zgjati plot 120 minuta, pasi në lojë të rregullt, nuk pati fitues dhe 90 minutat e para u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0. Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe iu drejtuan shtesave.

Pikërisht në shtesën e dytë, erdhi dhe goli i parë i sfidës. Në minutën e 111’, Lami i jep avantazhin skuadrës së tij, duke shënuar një gol shumë të bukur. Lami u shndërrua menjëherë në hero te skuadra e Veleçikut, por festa e tij zgjati pak, pasi në minutën e 113’, merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Të dyja skuadrat e mbyllën me nga 10 futbollistë takimin, por Veleçiku është ajo që triumfon në fund dhe siguron qëndrimin për në Kategorinë e Parë. Ndërsa ekipi i Shkumbinit, do të ndeshet me Luzi 2008 për vendin e fundit në Kategorinë e Parë.

Kategoria e Parë, Play Off

Shkumbini – Veleçiku 0-1
Shënues: Lami 111′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.