VIDEO | Lajpcigu fundos Shalken, Volfsburgu me “pesë yje”

Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e javës së 26-të, të programuara për t’u luajtur ditën e sotme në Bundesligë. Bie në sy humbje e Shalke 04 në shtëpi ndaj Lajpcigut me shifrat 0-1, duke e çuar në gjashtë serinë e humbjeve radhazi për blutë.

Timo Verner ishte ai që vendosi fatet e takimit me golin e tij në minutën e 14-të, duke ngjitur ekipin e tij në vendin e tretë, në kuotën e 49 pikëve, dy më shumë se sa Gladbahu. Triumf i rëndësishëm dhe për Volfsburgun në shtëpi, i cili shkatërroi 5-2 Dyseldorfin.

Ndërkohë, në Shtutgart, vendasit dhe Hofenhajmi ndanë nga një pikë, pas barazimit me shifrat 1-1. Golit të Kramariç në fundin e pjesës së parë, iu kundërpërgjigj Zuber në minutën e 66-të. Nga ana tjetër, Augsburgu fundosi akoma më shumë Hanoverin, teksa e mposhti me përmbysje 3-1, pasi në pjesën e parë miqtë udhëhiqnin 0-1.

Augsburg – Hanover 3-1
Shënues: Kordova 65’, Shmid 79’, Han 86’ / Vejdant 8’

Shalke – Lajpcig 0-1
Shënues: Verner 14’

Shtutgart – Hofenhajm 1-1
Shënues: Zuber 66’ / Kramariç 42’

Volfsburg – Dyseldorf 5-2
Shënues: Mehmedi 34’, Vegorst 54’, 59, 88’, Knohe 57’ / Ajhan 30’, Raman 65’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *