VIDEO | Lajme të mira për Klop, rikthehet ylli i skuadrës

0

Sezoni futbollistik është futur në fazën më të ngarkuar dhe ndeshjet janë çdo tri ditë për skuadrat elitare të Europës. Edhe Liga e Kampionëve është futur në fazën më të rëndësishme, ajo me eliminim direkt dhe të gjithë trajnerët do të donin një kontingjent të plotë për këto sfida.

Lajme të mira ka marrë këtë javë tekniku gjerman i Liverpulit, Jurgen Klop, pasi ylli i skuadrës, Aleks Çambërlejn është rikthyer nga dëmtimi afatgjatë, që e mbajti jashtë fushave për plot 2 vite.

Mesfushori u dëmtua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e shkuar dhe pritej të rikthehej në fillim të këtij sezoni. Por pas operacionit të parë në gju, u konfirmua se mesfushori anglez do të mungojë edhe për një vit tjetër.

Megjithatë, 26-vjeçari është rikuperuar më shpejt seç mendohet dhe pritet të jetë i gatshëm për teknikun Klop brenda këtij muaji.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.