VIDEO | Lacio ndalet nga Sasuolo, kryeqytetasit presin “dhuratë” nga Juvja

Lacio nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë me Sasuolon. Kryeqytetasve nuk u mjaftoi goli i Parolos në minutën e tetë, pasi vetëm 7 minuta më vonë ishte Ferrari që vendosi ekuilibri.

Ndeshje mjaft e ekuilibruar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar që nga minuta e 15-të deri në fundin e ndeshje. Paraqitje ne mirë e portierit kuqezi, i cili menjëherë pas ndeshjes do të udhëtojë drejt Shqipërisë, për t’u bashkuar me Kombëtaren.

Ishte barazimi i parë i skuadrës së Lacios për këtë edicion, ccka është një statistikë e veçantë. Lacialët rrezikojnë vendin e katërt pas këtij barazimi, pasi shohin Milanin që ushtron presion, ndaj sot presin që të paktën kuqezinjtë të mos marrin pikë të plota në ndeshjen me kampionët e Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *