VIDEO | Laçi në rënie të lirë, Kukësi sulmon kreun

 

Pak tifozë, një gol i shënuar dhe në fund fitues ishin verilindorët e drejtuar nga Armando Cungu. Kukësi triumfoi kundër Laçit 0-1, teksa gjithçka u vendos në pjesën e dytë falë një goli të realizuar nga braziliani Uilliam Kordeiro.

Humbja e dytë radhazi e Laçit, që në “Elbasan Arena” u mund një javë më parë nga Teuta. Skuadra e Artan Mërgjyshit e nisi mirë, por nuk kishte qartësinë e duhur në ndërtimin e manovrës sulmues. Kukësi gradualisht e rriti lojën, por pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në të dytën Cungu bëri lëvizjen e parë, teksa futi Ethemin për Çyrbjen. Kukësi u përmirësua në lojë dhe rrezikoi fillimisht me Shkodrën, për të ardhur te goli i vetëm i takimit, shënuar nga Uilliam. Shafik Tiguruxha ishte ai që asistoi dhe braziliani nuk gaboi përballë portierit Selmani.

Bardhezinjtë nuk patën forcën e duhur për të rrezikuar pas golit të pësuar. Kukësi mund të shënonte edhe golin e dytë, pasi ishte më i qartë në lojë. Gjithsesi ndeshja u mbyll me vetëm një gol. Mjafton për verilindorët, që marrin tre pikët dhe ushtrojnë presion te Partizani e Skënderbeu që përballen nesër mes tyre.

Kategoria Superiore – Java 10
E diel, më 28 tetor 2018, ora 14:00

LAÇI-KUKËSI 0-1
Shënues: Uilliam 60′

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi (Smaçi 74′), Najdenov, Lushkja, Shtubina, Berisha (Prengaj 83′), Altiparmakovski. Trajner: Artan Mërgjyshi.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti (Qaqi 85′), Cuculi, Zguro, Çyrbja (Ethemi 46′), Shkodra, Dzaria, Uilliam (Kalaja 87′), Shafik Tigruxha, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Fatmir Lamaj, Hermal Llapra

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Fatmir Tare
Karton të verdhë: Shkodra 76′, Frashëri 92′

78′ – Donjet Shkodra provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi shkon mbi traun e portës së Laçit.

60′ Gol – Shafik Tigruxha vertikalizon për Uilliam Kordeiro, i cili i vetëm me portierin Gentian Selmani arrin të shënojë golin e epërsisë.

48′ – Shkodra kërkon të befasojë nga distanca portierin Selmani. Mesfushori goditi fort, ndërkohë që kapiteni i kurbinasve e devijoi topin dhe shamngu golin

6′ – Najdenov vertikalizon për Shtubinën, shkodrani nuk e devijon dot. topi kontrollohet nga Frashëri.


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *