VIDEO/ Laçi i afrohet Europës nga Vlora, rindezja e Nuabuezes dhe Xhixha mposhtin Flamurtarin

Laçi ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Flamurtarit, në transfertën e zhvilluar në Vlorë. Takimin e ka bërë më të lehtë Nuabueze, që e ka gjetur vetë golin, duke kaluar tre mbrojtësit kundërshtar dhe duke e dërguar sferën në rrjetë.

Për të kaluar më pas me dopietën e Xhixhës, që ka shënuar në minutat e 23 dhe 55. Ndërsa goli i nderit për vlonjatët erdhën nga ana e Ribajt, që ka shërbyer vetëm për të ngushtuar rezultatin dhe statistikat. Pas këtyre tre pikëve të marra, Laçi afrohet më tepër me Europën, duke shkuar në vendin e katërt dhe duke iu afruar Partizanit me 2 pikë. /Sport Ekspres/

 

 

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Vrapi, C. Henrique, Lucas Ramos, Kreshpa, Hoxhaj, Indio Oliveira, Ribaj

Laçi: Stazhilla, Deliu, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Rapo, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *