VIDEO/ Ky gol “nuk mund të quhet” për Berishën, me Naingolan duhet të hapesh nga porta

Kaljari është duke udhëhequr me rezultatin 1-0 ndaj Spalit me një gol fantastik të shënuar nga Naingolan. Goli erdhi në minutën e 10 të takimit, ku mesfushori belg  i jep koordinatat e duhura topit dhe e dërgon atë në trekëndësh.

Një gjuajtje e tillë nuk i ka dhënë mundësinë portierit Berisha që të reagojë, pasi e vetmja gjë që gardiani shqiptar mund të bënte ishte shoqërimi me sy i topit që u ndal në rrjetën e portës së mbrojtur prej tij. Megjithatë, Berisha nuk duhet të ndihet fajtor për këtë gol të pësuar, pasi edhe një mrekulli vështirë se mund ta ndalte perlën e Naingolan.

Portieri shqiptar i ka dëshmuar aftësitë e tij këtë sezon me ekipin e Spalit dhe një gol i tillë “nuk mund të quhet” për të vlerësuar apo analizuar reagimin e Berishës./Sport Ekspres/