(VIDEO) Kutrone magjik, shpëton Milanin nga turpi!

0

Një gol në minutën e 94-t dhe një çlirim për Milanin… Patrik Kutrone shpëton fytyrën e kuqezinjve të Montelës, i cili në fund shfryn me një frazë aspak të hijshme por që i doli edhe nga nervozizmi dhe sidomos zhgënjimi, në një sfidë ku skuadra e tij dominoi dhe menaxhoi me dy gola (Andre Silva dhe Musakio), deri në minutën  e 84-t kur Akosti shfrytëzoi gafën e Bonuçit dhe kur Romanjoli i dha një dhuratë tjetër Rijekës, duke shkaktuar penallti të pafalshme në zonë, teksa ishte në kontroll të topit. Elez do të realizonte dhe do të çonte shifrat në 2-2.

Por, në frymën e fundit dhe me vërshëllimat e tifozëve, Borini gjen pasimin e artë në qendër për Kutronen, që vetëm i ndërron rrugë topit dhe e dërgon në rrjetë, duke shpërthyer në festë… Gjashtë pikë dhe kreu i grupit për kuqezinjtë.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image