Video | Kutrone çon në këmbë San Siron, Milani në festë

0

Milani është rikthyer te fitorja dhe çfarë fitoreje se. Në një  90-minutësh plot me shpërdorime nga të dyja palët dhe me ndërhyrjen deçizive të “VAR”-it, që i anuloi nga një gol secilës skuadër. Në fund rëndësi për Gatuzon dhe djemtë e tij kanë vetëm 3 pikët.

Kesie ishte ai që zhbllokoi shifrat e takimit, pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, pas një topi perfekt të zviceranit Rodrigez, por në të luajti një rol të madh dhe përgjumja e mbrojtjes së Romës. Shifrat u barazuan gjatë pjesës së dytë, pasi Fazio çoi drejt rrjetës një top mes një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë.

Kur u duk se gjithçka kishte mbaruar Higuain dërgoi një top fantastik drejt Kutrones, i cili i vetëm përballë portierit mik, nuk kishte si të gabonte dhe vulosi fatin përfundimtar të takimit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.