VIDEO/ “Kur z.Egbo nuk e ndihmonte Zoti”, Klodian Duro kujton perlën kur i shënoi me Partizanin

Periudha e izolimit duket se ka dhënë ndikimin e vetë, ku lojtarët janë bërë nostalgjikë dhe po rikujtojnë momentet që kanë shenjuar në të shkuarën e tyre. Pjesë në këtë grup bën edhe Klodian Duro, që ka lënë gjurmë në fushën e blertë. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit ka postuar një video në Instagram, ku zgjon kujtimet e derbit të kryeqytetit. Goditjet e dënimit dhe ato nga distanca kanë qenë një specialitet i Duros, duke qenë një makth për portierët kundërshtar.

Me fanellën e Partizanit, ish-lojtari shqiptar, tund rrjetën nga një ekzekutim perfekt i një goditjeje dënimi prej një largësie të konsiderueshme. Në portë portën kundërshtare në atë kohë ishte Emanuel Egbo, që në postin e trajnerit ka bërë një mrekulli me Tiranën këtë vit, ndërsa është etiketuar edhe me nofkën “njeriu i Zotit” për vetë faktin se sukseset ia atribuon vetëm atij.

Kjo ka bërë që Duro të lëshojë batutën e tij, teksa shprehet me fjalët: “Edhe Zotin Egbo nuk e ndihmoi Zoti”, si për të treguar se asgjë nuk mund ta ndalte atë top të ardhur nga këmbët e tij përveç rrjetës. Kështu, ish-lojtari i Partizanit i drejtohet mbrojtësit bardheblu, Tefik Osmanit, ndërsa nis një sfidë në rrjetet sociale duke nominuar të tregojnë perlat e tyre të gjithë bomberat e tjerë./Sport Ekspres/