VIDEO/ Kur nxënësi mund mësuesin, Mourinho “injoron” dorën e Lampard dhe i drejtohet dhomës së zhveshjes

Humbja e sotme duket se i ka lënë një shije të hidhur Jose Mourinho-s. Ky i fundit u mund nga nxënësi i tij ,teksa Chelsea i udhëhequr nga Frank Lampard fitoi me shifrat 2-1 kundër Tottenham. Kështu kreu i pankinës te blutë e Londrës regjistroi sot triumfin e tretë këtë sezon në përballjet me “special one”.

Të dy trajnerët i dhanë dorën njëri-tjetrit përpara nisjes së takimit, por pasi arbitri sinjalizoi përfundimin e tij një gjë e tillë nuk ndodhi sërish. Pas disfatës së pësuar Mournho i është drejtuar menjëherë tunelit që të dërgon në dhomat e zhveshjes, duke shmangur kështu një shtërngim duarsh me ish-lojtarin e tij. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur aspak gëzimin e Lampard që vazhdoi festën me futbollistët e tij, pas një fitoreje që vlen vërtet shumë për ta./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *