VIDEO/ Kur idhullin e ke përballë teje, gjesti i bukur i Cristiano Ronaldos me Joao Felix

Spektakël pritej në takimin mes Atletico Madrid dhe Juventus, ndërsa kjo sfidë nuk zhgënjeu. Me rezultatin 2-2 u mbyll, atje ku goli në minutat e fundit do të vinte nga Herrera.

Një gjest i bukur do të vinte nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo. Teksa talenti i ri 19-vjeçar Joao Felix e kishte shprehur hapur simpatinë e tij për këtë futbollist, duke e parë si një idhull, sulmuesi i Juventusit nuk ngurroi për t’i treguar përgëzimet e tij.

Ishte pikërisht ai moment kur papritur njeriu që admiroje për shumë nga kohë nga ekrani, gjendet përballë teje në të njëjtën arenë, por si një kundërshtar për të matur forcat me të. Sa shumë shkallë të merituara që ka ngjitur Joao Felix… /Sport Ekspres/