VIDEO/ Kupa e Italisë apo stërvitje? Interi luan për argëtim, shënon edhe Ranokia

Interi e ka fituar shumë lehtë ndeshjen ndaj Kajlarit për Kupën e Italisë. Në shifrat 4-1 dhe në një 90 minutësh që e ka pasur në kontroll, madje duke shënuar që në sekondën e 15 me Lukakun. Në minutën e 22 do të ishte Valero që dyfishoi shifrat i ndihmuar edhe nga traversa. Kështu u mbyll pjesa e parë, pa harruar edhe një gol të dyshimtë që iu anullua Lukakut me VAR.

Por sulmuesi belg do të realizonte dopietën me nisjen e pjesës së dytë, për ta kthyer takimin pa emocione dhe si në stërvitje. Olivia shënoi golin e nderit për Kajlarin, por që nuk vlen tepër, ndërkohë që ka vend edhe për një gol të Ranokias. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/CoppaVids/status/1217197474466664454