Video: Kukësi si Davidi, kërkon të bëjë historinë kundër Karabakut

Kukësi do të luajë sot kundër Karabakut në Azerbajxhan. Skuadra verilindore e mbylli ndeshjen e parë me rezultatin 0-0, ndërsa kërkon që të shkruajë historinë në sfidën e dytë kundër azerëve, që do të luhe sot prej orësa 19:00. Trajneri Armando Cungu do të mundohet të dërgojë në qiellin e shtatë klubin verilindorët dhe të kthejë në realitet ndeshjen biblike ndërmjet Davidit dhe Goliathit.

Diferencat e skuadrave janë të tilla, shumë të frikshme në letër, por fusha na ka treguar diçka tjetër. Mbrëmjen e djeshme, Kukësi i dha fund përgatitjeve në stadiumin e Karabakut. Trajneri Armando Cungu ka ndërtuar dhe formacionin që do të hedhë nesër nga minuta e parë.

Verilindorët janë një nga ekipet më të suksesshme të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ata kanë kaluar thuajse çdo vit ture duke bërë mrekullinë, ndërsa presidenti Safet Gjici synon që ekipi i tij të bëjë hapin e madh, të kalojë në grupet e Europa Leagues, pasi në Champions do të ishte një ëndërr e frikshme për t’u menduar. Sot jemi të gjithë me Kukësin, shpresojmë të ecin në hapat e Shkëndijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *