VIDEO/ Kukësi shpëton paq në Gjirokastër, nuk e mund dot Luftëtarin dhe “hap vallen” në Superiore

0

Luftëtari ka marrë një pikë të vlefshme në ditën e sotme pasi ka barazuar pa gola ndaj Kukësit. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 18 të Superiores, por bluzinjtë kanë dalë sërish të zhgënjyer nga stadiumi i tyre.

Pavarësisht se ndalën vendin e parë në Superiore, mund të merrnin edhe tre pikët. Shumë raste janë humbur duke u mos konkretizuar nga ana e bluzinjëve, që të dilnin me maksimumin kundër Kukësit.

Gjithashtu edhe një rast shumë i kontestuar në pjesën e parë, teksa arbitri i ka anulluar golin për një faull kundër Obanor. Por nga pamjet gjithçka duket e rregullt, ndërsa kjo ka sjellë edhe pak minuta tensioni. Pas këtij barazimi është rihapur “vallja” e titullit në Superiore, me Kukësin që mund të lërë kreun nëse Bylisi arrin të mposht Tiranën në sfidën përmbyllëse të orës 17:00. /Sport Ekspres/

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Qato, Puci, Lika, Çela, Oshafi.

Kukësi: Xhika, Lulaj, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Et’hemi, Gavazaj, Shkurtaj, Abazaj

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.