VIDEO/ Kukësi nuk do të jetë i vetëm në “Air Albania”, tifozët verilindorë janë nisur drejt Tiranës

0

Kukësi dhe Tirana do të masin forcat ditën e sotme në orën 18:00 në “Air Albania“ në një duel që do të përcaktojë edhe kreun e Superiores. Të dyja skuadrat janë kundërshtarë të drejtë për titull dhe kjo përballje do të thotë shumë për ta. Këtë e kanë treguar edhe thirrjet drejt tifozëve për t’i mbështetur pasditen e sotme në stadium.

Klubi verilindor prej disa ditësh ka nisur të ftojë mbështetësit e vetë për të qenë prezent në shkallët e “Air Albania”, madje duke ofruar edhe transport falas për banorët e Kukësit. Ndërkohë tifozët me sa duket i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së klubit, duke vendosur ta ndjekin nga afër skuadrën e tyre të zemrës në këtë ndeshje delikate. Është vetë ekipi i Kukësit që ka ndarë në faqen zyrtare në “Facebook” momente nga nisja e tifozerisë kuksiane nga qyteti verilindor, duke konfirmuar kështu prezencën e tyre në shkallët e stadiumit.

Kujtojmë se Kukësi ka vuajtur këtë sezon në aspektin e mbështetjes në stasium, pasi është detyruar që ndeshjet si pritës t’i luajë në Elbasan apo Tiranë, duke e bërë kështu të vështirë praninë e tifozëve. Por situata pritet të mos jetë e tillë edhe ditën e sotme ndaj bardhebluve, teksa pamjet e publikuara nga Kukësi tregojnë se këta të fundit nuk do të jenë vetëm në “Air Albania”./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.