VIDEO/ Kukësi i lan hesapet në 35 minuta me Teutën, dëshmon formën fantastike dhe i kalon presionin Tiranës

LIVE, Kukësi-Teuta 3-0, Limaj 5′, Kuper 12′, 35′

Shihej si një ndeshje e vështirë për Kukësin, por fusha foli ndryshe ditën e sotme. Verilindorët kanë mundur me lehtësi Teutën e Edi Martinit. Takimi përfundon me shifrat 3-0, me ekipin e Shehit që i ka larë hesapet që në pjesën e parë. Fillimisht një perlë e Vesel Limajt do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 5-të, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë Kuper dyfishon shifrat.

Ky i fundit do të zëvendësonte më së miri mungesën e Shkurtajt, pasi do të ndëshkonte edhe një herë tjetër kundërshtarët. Kukësi pati mundësinë të shënonte edhe golin e katërt, por Musolli humb duelin me portierin Frashëri nga pika e bardhë e penalltisë. Si për të mos mjaftuar rezultati, Teutës iu larguan me të kuq 2 lojtarë. Fillimisht Aleksi e më pas Beqja që largoi me dorë topin e goditur nga Abazaj në vijën fatale.

Durrsakët i dorëzojnë kështu vendin e 3-të Laçit, ndërsa Orges Shehi i bën në një farë mënyre presion Tiranës me këtë fitore. Forma e verilindorëve kohët e fundit ka qenë e jashtëzakonshme dhe Kukësi duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet deri në ndeshjen e fundit të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Krasniqi, Kotobelli, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Ethemi, Kuper

Teuta: Frasheri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Kallaku, Aleksi, Avdyli, L. Vila, E. Vila, Hebaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *