VIDEO | Kujtimet e Fenomenit, Ronaldo: Ja ndeshja që nuk e harroj kurrë!

Ronaldo Fenomeni mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit. Pa ato dëmtime të mallkuara, ai mund të bëhej absolutisht më i miri i të mirëve. Ta shihje të luaje ishte një emocion dhe adrenalinë e madhe, që vështirë ta përjetosh nga dikush tjetër.

Tashmë mban rolin e presidentit të Vajadolidit në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa në një prononcim për “Sky Sport”, Ronaldo i rikthehet një prej momenteve më të bukura të karrierës së tij.

Ishte 23 prilli i vitit 2003 dhe në Teatrin e Ëndrrave luhej një Mançester Junajtid-Real Madrid. Ishte ndeshja e kthimit të çerekfinaleve. Ronaldo shënonte një tregolësh fantastik, ndërsa djemtë e Ferguson fitonin me rezultatin 4-3. Në gjysmëfinale kalonin madrilienët, në sajë të fitores 3-1 në ndeshjen e parë, ndërsa Ronaldo nuk e harron kurrë atë natë.

Të luash për Realin e Madridit është ëndrra e të gjithëve, është maksimumi. Njësoj si të veshësh bluzën e Brazilit. Më kujtohet një nga momentet më të rëndësishme të jetës time. Një ndeshje e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajtid në “Old Trafford”. U zhvillua një ndeshje e hapur dhe shumë e bukur, shënove 3 gola dhe ishte një spektakël i vërtetë.”

“Gjëja më e bukur ndodhi kur u zëvendësova: tifozët më dhuruan një ‘standing-ovation’. Nuk e prisja, por të gjithë njerëzit ishin ngritur në këmbë për mua. U befasova nga reagimi spontan i kundërshtar. Ishte një moment magjik, një nga më të rëndësishmit në jetën time. Futbolli është gjithçka dhe kur rikthehem pas në kohë, ndihem krenar për çfarë kam bërë në karrierën time”, përfundon Fenomeni brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *