VIDEO | Kualifikohen Çelsi dhe Napoli, dramë në Rusi!

0

Çelsi, Napoli dhe Valencia janë tre ekipet e para çerekfinaliste të Ligës së Europës. Dy të parat kishin siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë pas fitoreve 3-0, ndërsa sot e vulosën diçka të tillë.

Më shumë probleme pati Valencia. Ekipi spanjoll siguroi një barazim në Rusi përballë Krasnodarit dhe avancoi më tej për shkak të fitores 2-1 në ndeshjen e parë.

Çelsi nuk u përmbajt në Ki90+3’përballë Dinamos vendase. Ekipi i Sarrit fitoi me rezultatin 5-0, duke u kualifikuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 8-0. Oliver Zhiru ishte “heroi” i ndeshjes me një trigolësh të shënuar, ndërsa Markos Alonso e Hudson Odoi ishin autorët e dy golave të tjerë.

Napoli u mposht në Austri, edhe pse kaloi i pari në avantazh. Milik kaloi italianët në avantazh në minutën e 14-të, ndërsa Salcburgu barazoi me anë të Daburit në pjesën e parë.

Vendasit shënuan golin e dytë me anë norvegjezit Gulbrandsen në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Salcburgu shënoi dhe golin e tretë në shtesa. Në fund festuan djemtë e Ançelotit që u kualifikuan, pasi kishin fituar ndesnhjen e parë me rezultatin 3-0. Elseid Hysaj zbriti në fushë si titullar dhe zhvilloi të plotë ndeshjen.

Dramë në Rusi. Krasnodari kishte humbur kundër Valencias në Spanjë me rezultatin 2-1. Rusët nuk arritën të çanin mbrojtjen e ekipit të Marselinjos, deri pesë minuta nga fundi. Sulejmanov, i ardhur nga stoli, kaloi vendasit në avantazh me anë të një eurogoli dhe në stadiumi nisi festa. Megjithatë, spanjollët nuk u dorëzuan. Portugezi Guedes shënoi në aksionin e fundit dhe i dhuroi një kualifikim emocionues Valencias.

Dinamo Kiev-Çelsi 0-5
(Zhiru 5′, 33′, 59′, Alonso 45+1′, Hudon Odoi 78′)

Krasnodar-Valencia 1-1
(Sulejmanov 85′ / Guedes 90+3′)

Salcburg-Napoli 3-1
(Dabur 25′, Gulbrandsen 65′, Leitgeb 90+2′ / Milik 14′)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.