VIDEO/ Ku je të q****a kokën tënde? Përshendetje shqiptarësh mes Bares dhe Manajt

Në mbrëmjen e djeshme është luajtur një ndeshje shumë e veçantë për tifozëve shqiptarë në “Segunda Division” në Spanjë. Albacete do të fitonte me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Malagas. Në këtë përballje do të kishte tre lojtarë të Shqipërisë, me Armando Sadikun dhe Keidi Baren nga njëra anë, ndërsa Rei Manaj te Albacete.

Ky i fundit do të vendoste edhe fati e takimit me golin e realizuar. Përpara ndeshjes ka pasur edhe një takim mes këtyre futbollistëve. Një përshëndetje tipike shqiptarësh, ku Keidi Bare takon shokun e tij të ngushtë, Rei Manajn. “Ku je të q****a kokën tënde?”, ishte përshëndetja e parë e mesfushorit shqiptar me sulmuesin e Albacetes. /Sport Ekspres/