VIDEO | Kthim pas në kohë, goli i parë i Rakitiç është një perlë!

0

Ivan Rakitiç, për ata që nuk e dinë, ka lindur në Zvicër. Aty ai ka hedhur hapat e parë në futboll dhe si profesionist për herë të parë është aktivizuar me Bazelin. Për 10 vite ishte pjesë e moshave të këtij klubi dhe më pas kaloi në ekipin e parë.

Në sezonin 2006-2007 spikati me Bazelin dhe më pas kaloi për pesë milionë euro në Gjermani te Shalke. Mesfushori, që tanimë vesh fanellën e Barcelonës, golin e parë në një kampionat e ka shënuar pikërisht me zviceranët.

Asokohe realizonte 11 herë, ndërkohë që faqja e Bazelit sjell në rikujtesë golin e parë të Rakitiç. Në fakt është një perlë, me mesfushorin kroat që fluturimthi gjuan nga brenda zonës dhe e dërgon topin drejt e rrjetë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.